Një i mitur është sulmuar fizikisht në Lipjan nga tre persona të rritur.
Rasti u rapotua gjatë ditës së djeshme, rreth orës 13:58, përcjell Fol Drejt.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi të njëjtit për motive të panjohura kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar-i mitur, të cilit i kanë shkaktuar lëndime. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë në raportin e 24 orësh./FolDrejt/