Dy të vrarë dhe gjashtë të plagosur është bilanci i një tentim sulmi që ka ndodhur të martën pranë një gjykate në Stamboll.
Kjo u bë e ditur nga ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya.
Burri dhe gruaja u vranë gjatë një “përpjekjeje për të sulmuar” një pikë kontrolli të sigurisë në gjykatën e Caglayan në orën 11:46, shkroi ai në rrjetet sociale.
Në mesin e të plagosurve janë edhe tre policë.
“I uroj shërim të shpejtë të plagosurve tanë”, ai.
Ministri i Brendshëm, sulmuesit i identifikoi si anëtarë të Frontit Revolucionar për Çlirim, ose DHKP/C – grupi i cili nga Turqia dhe Shtetet e Bashkuara konsiderohet organizatë terroriste.
Kjo ngjarje ndodhi në njëvjetorin e tërmetit vdekjeprurës, ku vdiqën mijëra persona.