Mbrëmë rreth orës 22:30 është sulmuar me një mjet shpërthyes objekti “Elektrokosmet”, në Veri të Mitrovicës.
Policia në fillim ka dyshuar për zjarrvënie, por më vonë e ka konfirmuar se ka qenë shpërthim, transmeton Fol Drejt.
Nga rasti janë dëmtuar një trafo e energjisë elektrike dhe disa automjete që kanë qenë të parkuara afër. Përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.
Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin./FolDrejt/