Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se i burgosuri B.T. ka sulmuar me një mjet të mprehtë të burgosurin B.A., shkruan Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur pas përfundimit të shëtitjes në koridorin e Pavijonit 1, në Qendrën Korrektuese të Dubravës.
“Falë reagimit të shpejtë të stafit, i burgosuri B.T nuk ka arritur ti shkaktojë lëndime serioze të burgosurit tjetër B.A.”, shkruan ShKK në Facebook.
“Lidhur me rastin është njoftuar Policia e Kosoves, të cilët janë duke u marr me rastin, rast të cilin e kanë cilësuar si lëndim i lehtë trupor, ndërsa ndaj të burgosurit B.T është inicuar procedura disilpinore”, thuhet tutje në njoftim.
Në fund thuhet se Shërbimi Korrektues i Kosovës ka formuar komisionin hetimor, i cili është duke i hetuar rrethanat e ngjarjes. /FolDrejt/