Një person është sulmuar me armë përderisa gjendej brenda veturës.
Ai deklaroi se u sulmua nga një veturë tjetër, përcjell Fol Drejt.
Rasti raportohet se ka ndodhur në Bresje të Fushë Kosovës, gjatë ditës së djeshme.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, përveç një shenjë që dyshohet se mund të jetë e shkaktuar nga plumbi (në pjesën e pasme të veturës së ankuesit).
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet./FolDrejt/