Të paktën një person humbi jetën dhe 5 të tjerë u plagosën kur një burrë me thikë goditi disa njerëz në një strehimore azili në jug të Gjermanisë.
Sipas transmetuesit shtetëror Deutsche Welle (DW), sulmuesi trokiti në dyert e objektit në Kressbronn në liqenin Constance të dielën vonë dhe godiste me thikë këdo që përgjigjej, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Si i dyshuar është arrestuar një 31-vjeçar, banues në strehimore.
Derisa një burrë vdiq në vendngjarje, 5 persona u dërguan në spital për shkak të lëndimeve, thuhet në raport.
Ndërsa policia po heton sot vendin e ngjarjes, motivi i sulmit ende nuk është zbuluar, thuhet më tej./FolDrejt/