Një zyrtar i administratës i punësuar nga Senati i SHBA u transportua në spital për shkak të lëndimeve të marra në një sulm nga një burrë i cili u lirua nga burgu federal fundjavën e kaluar, tha policia e Uashingtonit.
I dyshuari, Glynn Neal, 42 vjeç, u arrestua me akuzën e sulmit me qëllim për të vrarë viktimën, Philip Todd, një anëtar i stafit në Senatin amerikan, raportoi AP.
Byroja Federale e Burgjeve konfirmoi për Associated Press se Neal u lirua nga një burg federal në Maryland të premten për “sjellje të mirë”, transmeton Fol Drejt.