Mbrëmjen e kësaj të marte një person është sulmuar nga disa të tjerë në rrugën “Zenel Salihu” në Prishtinë.
I njëjti ka marrë plagë pas sulmit me thikë dhe është dërguar për trajtim në spital, njofton Klankosova.tv.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Sot rreth orës 21 :45, kemi marrë informatën se në rrugën “Zenel Salihu” në Prishtinë, një person është sulmuar nga disa persona. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”.
Borovci thotë se policia ka dalë në vendngjarje ndërkohë që ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.