Një gazetare dhe kameraman i Radiotelevizionit të Kosovës, janë sulmuar sot nga një shitës ambulant, derisa ishin duke e realizuar një kronikë.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka dënuar sulmin ndaj këtij ekipi dhe u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që rastin ta trajtojnë me prioritet dhe autorin ta sjellin para drejtësisë.
Ky ekip ishte duke realizuar kronikë, pikërisht për fenomenin e shitësve ambulantë.
“Ekipi i përbërë nga gazetarja Qëndresa Duraku dhe kameramani Besnik Latifi, janë sulmuar në Tregun e Gjelbër teksa po realizonin temën e shitësve ambulantë. Sipas njoftimit të televizionit, njëri nga shitësit ka sulmuar kameramanin dhe gazetaren, duke ua pamundësuar kështu realizimin e temës. AGK-ja e dënon këtë sulm dhe u bënë thirrje organeve të drejtësisë rastin ta trajtojnë me prioritet dhe autorin ta sjellin para drejtësisë”, thuhet në njoftimin e AGK-së.