Megjithëse Kushtetuta e Gjermanisë garanton lirinë e fesë të muslimanëve, veçanërisht gratë me shami, ato shpesh përballen me praktika diskriminuese në arsim dhe në tregun e punës.
Një grua 39-vjeçare me mbulesë është sulmuar në Berlin nga një sulmues 37-vjeçar, i cili viktimës ia ka hequr shaminë duke e goditur në kokë dhe në pjesën e sipërme të trupit të saj, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
E përditshmja gjermane ‘Der Tagesspiegel’ raportoi se sulmi i fundit ndodhi në një restorant në lagjen Weissensee, ndërsa theksoi se një tjetër sulm racist ndodhi edhe në lagjen Prenzlauer Berg të Berlinit të premten, kur një burrë 52-vjeç ofendoi dy gra në mënyrë racore.
E përditshmja tha se sulmuesi u arrestua dhe u dërgua në një klinikë për sjellje jonormale përpara se të lirohej.
Megjithëse Kushtetuta e Gjermanisë garanton lirinë e fesë të muslimanëve, veçanërisht gratë me shami, ato shpesh përballen me praktika diskriminuese në arsim dhe në tregun e punës.
Vitet e fundit, Gjermania ka qenë dëshmitare e rritjes së racizmit dhe islamofobisë, të ushqyer nga propaganda e grupeve neo-naziste dhe partisë së ekstremit të djathtë ‘Alternativa për Gjermaninë’ (AfD).
Gjermania, një vend me mbi 83 milionë banorë, ka popullsinë e dytë më të madhe muslimane në Evropën Perëndimore, pas Francës. Në mesin e afër 5.3 milionë muslimanëve të vendit, 3 milionë janë me origjinë turke./FolDrejt/