Një viktimë femër kosovare ka njoftuar policinë se derisa ishte duke shkuar në shtëpi është sulmuar nga tre persona të panjohur.
Rasti ka ndodhur në Mitrovicën e Veriut, “Lagjja e Boshnjakëve”, rreth orës 11:30 të ditës së djeshme, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit policor, thuhet se të njëjtit e kanë goditur viktimën në këmbë.
Viktima nuk ka dashur trajtim mjekësor. Rasti në hetime./FolDrejt/