Një rast i sulmit është raportuar në qytetin e Ferizajit.
Një i dyshuar 42-vjeçar me inicialet A.F. është arrestuar nga policia dhe më pas është ndaluar për 48 orë për shkak se mbrëmë në rrugën ‘’Nikë Prela’’ në Ferizaj, pas një mosmarrëveshjeje e ka sulmuar me shufër metalike një person tjetër duke i shkaktuar lëndime trupore dhe më pas ishte larguar në drejtim të panjohur.
Organet e rendit bëjnë të ditur se arrestimi i të dyshuarit u bë vetëm një orë pas sulmit. Ndërsa i lënduari është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj.