Një person zyrtar është sulmuar gjatë ditës së djeshme në Gjilan.
Rasti u raportua gjatë ditës së djeshme, rreth orës 16:05, përcjell Fol Drejt.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se gjatë kryerjes së detyrës zyrtare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./FolDrejt/