Një zyrtar policor është sulmuar teksa po arrestonte një të dyshuar.
Rasti ka ndodhur rreth orës 10:20 të ditës së djeshme, në Prishtinë, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh, bëhet e ditur se arrestimi i të dyshuarit kishte ardhur pasi që i njëjti ka kanosur përmes telefonit një person tjetër. Pas raportimit në polici nga viktima, njësitet policore kanë shkuar në shtëpinë e viktimës ku edhe e kanë hasur të dyshuarin dhe të njëjtin e kanë arrestuar.
Mirëpo, gjatë arrestimit, i dyshuari ka treguar sjellje agresive, me ç’rast ka sulmuar edhe një zyrtar policor.
Tutje bëhet e ditur se gjatë kontrollit të veturës së të dyshuarit, është gjetur një sasi e kokainës.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./FolDrejt/