Një grup protestuesish sulmuan parlamentin e Ganës, duke kërkuar heqjen e taksës për pecetat higjienike.
Ata thanë se qeveria duhet të heqë 20 për qind detyrimet e importit dhe 12.5 për qind tatimin mbi vlerën e shtuar, të cilat i kanë bërë ato shumë të shtrenjta për shumë në Gana, raporton BBC.
Demonstruesit pohojnë se çmimi i lartë i produkteve të higjienës çon në mos vijimin e shkollës nga vajzat dhe probleme higjienike mes të varfërve në zonat rurale, transmeton Fol Drejt.