Sot rreth orës 14:30 është sulmuar fizikisht një profesoreshë në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast dihet se lëndime trupore ka pësuar një person (femër), e cila është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Me rastin po merren njësitet përkatëse.
Ndryshe në media është raportuar se profesoresha, e cila është sulmuar sot është Hatixhe Latifi-Pupovci, e cila është gruaja e zëvendësministrit të Arsimit, Dukagjin Pupovci. Klankosova.tv ka provuar të flasë me këtë të fundit, por i njëjti nuk është përgjigjur.