Një rast i sulmit seksual është raportuar në komunën e Gjilanit, transmeton Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur mbrëmë, rreth ores 19:15, transmeton Fol Drejt.
Në raportin 24 orësh, raportohet se një i dyshuar mashkull, deri me tani i panjohur e ka sulmuar seksualisht viktimën femer kosovare.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti është në procedurë hetimore.