Gjatë sulmit të armatosur në një medrese në Nigeri ka humbur jetën një person, ndërsa më shumë se 100 nxënës janë rrëmbyer, raporton Anadolu. Zëdhënësi i policisë në shtetin federal Niger, Wasiu A. Abiodun, njoftoi se persona të armatosur kryen sulm në medresenë Salihu Tanko, në Tegini.
Sipas tij, një person humbi jetën, ndërsa dhjetëra nxënës u rrëmbyen. Abiodun tha se nuk dihet saktësisht se sa nxënës u rrëmbyen dhe se forcat e sigurisë kanë dalë në terren.
Ai shtoi se nxënësit do të shpëtohen, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që të kenë durim. Mediat lokale lajmëruan se janë rrëmbyer më shumë se 100 nxënës.