Një agresor ka hapur zjarr me kalashnikov në drejtim të Shërbimit Sekret Rus (FSB ose ish KGB-ja), duke lënë të vdekur sëpaku tre persona, kurse dy oficerë sekretë të FSB kanë mbetur të plagosur. Nga sulmi ka mbetur i vdekur edhe agresori, informon foldrejt.com.
Përndryshe sulmi ka ndodhur pikërisht në pjesën më vitale të Rusisë, pasi aty përveç zyrave të FSB, shumë pranë është edhe qeveria e Kremlinit (Moskë).
Mediat nuk flasin në lidhje me identitetin e agresorit ose organizatës që mund të qëndronte pas sulmit./Foldrejt.com