Një person i cili dyshohet se ka kryer vjedhje në disa lokacione, e po ashtu edhe ka sulmuar fizikisht një person, është arrestuar në Prishtinë, njofton policia, shkruan Fol Drejt.
“Rr. Ernes Koliqi, Prishtinë 02.04.2023, 28.09.2023 NN. Me 03.10.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer vjedhje në disa lokacione të ndryshme, po ashtu e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar” – thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Në raport bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./FolDrejt/