Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit V.B., për shkak të veprave penale “Lëndim i lehtë trupor”, dhe “Sulm”.
“Prokuroria njofton se, më 18 korrik 2022, në Komunën e Malishevës, konkretisht në shtëpinë e tyre të përbashkët, i pandehuri V.B., me dashje përdor forcën ndaj të dëmtuarit, djalit të tij, E.B., ku pas një mosmarrëveshjeje paraprake që kishin në mes tyre, i pandehuri fillon që t’i bërtasë djalit të tij, më pastaj revoltohet dhe e sulmon fizikisht të dëmtuarin duke e goditur me shuplaka në kokë”.
Gjithashtu, më datë, kohë e vend të njëjtë, me dashje i shkakton lëndime trupore të dëmtuarit, vëllait të tij, I. B.
“I dëmtuari I.B., pasi vëren të pandehurin duke e goditur djalin e tij, ndërhyn për t’i ndarë, por i pandehuri revoltohet dhe e merr një mjet të fortë dhe me të e sulmon fizikisht, duke e goditur në kokë, shpinë, duar dhe në pjesë të tjera të trupit, me ç ‘rast të dëmtuarit i shkakton lëndime trupore.
Prokurori i rastit i ka propozuar gjykatës kompetente, që i pandehuri V.B., të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cila i vihen në barrë.