Policia e Kosovës në Gjakovë ka arrestuar një grua nën dyshimin se e njëjta ka sulmuar fizikisht një burrë.
Bëhet e ditur se viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor, ndërsa e dyshuara pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar e dyshuara kosovare nën dyshimin se e njëjta ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor, ndërsa e dyshuara pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt”.