Është arrestuar një grua 29 vjeçare në Ferizaj, pasi e njëjta e kishte sulmuar burrin e saj me thikë.
Ai mori tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe më pas u dërguar në QKUK për trajtim të mëtejshëm.
“Ngjarja kishte ndodhur në rrugën ‘’Besim Ndrecaj’’ në Ferizaj, kur personi Q.B ( F/K) e moshës 29 vjeçare kishte sulmuar me një mjetë të mprehtë ( thikë) bashkëshortin e saj me inicialet B.K (M/K) i moshës 32 vjeçar, duke i shkaktuar lëndime trupore”.
“Personi i lënduar me inicialet B.K, pasi kishte pranuar ndihmën e parë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, i njëjti është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësorë, ndërsa dyshuara është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj”, thuhet në komunikatën për media.
Tutje, bëhet e ditur se e dyshuara është dërguar në mbajtje 48 orë, për procedura te mëtejme hetimore.