Një person është arrestuar pas sulmit me thikë ndaj një personi të mitur si rezultat i një mosmarrëveshjeje.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:00, në Skënderaj, transmeton Fol Drejt.
Në faqen zyrtare të policisë, më tej thuhet se arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshimet dhe provat se personi i dyshuar pas një mosmarrëveshjeje me një mjet të mprehtë (thikë), ka lënduar viktimën të moshës së mitur. Ndërsa në cilësi të provës materiale nga i dyshuari është konfiskuar mjeti i dyshimtë (thika).
“Informacioni fillestar ishte se katër persona të rinj në një barnatore kanë blerë disa medikamente mjekësore dhe se të nijetit nuk sqarojnë–arsyetojnë se për çfarë ju nevojiteshin.
Mbi bazën e këtij informacioni policia ka ndërmarrë veprime operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin, si rezultatet i veprimeve të shpejta hetimore fillimisht është identifikuar viktima dhe tre dëshmitarë të cilët kanë tentuar që duke blerë medikamente mjekësor lëndimin ta trajtojnë vetë dhe mos të paraqesin– lajmërojnë rastin . Të lënduarit (viktimës) i është ofruar tretman mjekësor.
Lidhur me rastin janë intervistuar tre dëshmitarët, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, ndaj tij është iniciuar rast për veprën penal ‘Lëndim i lehtë trupor”./FolDrejt/