Një person është arrestuar pasi që ka therrur me thikë një person tjetër pas një mosmarrëveshjeje mes vete.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 19:00, në qytetin e Pejës, transmeton Fol Drejt.
Raporti i plotë i policisë për këtë rast shpjegon se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht duke e therrë me thikë viktimën mashkull kosovar.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet ne mbajtje./FolDrejt/