Një person është arrestuar e më pas ka përfunduar në psikiatri pas dyshimit se i njëjti ka sulmuar prindërit e tij.
Rasti ka ndodhur në komunën e Fushë Kosovës, transmeton Fol Drejt.
Siç bëhet e ditur në raport, policia ka arrestuar të dyshuarin, ndërkohë pas vendimit të prokurorit, i njëjti është dërguar në Klinikën e Psikiatrisë.
Viktimat e sulmit kanë marrë trajtim mjekësor./FolDrejt/