Është arrestuar një i mitur në Pejë, pasi kishte ngacmuar seksualisht dhe sulmuar një vajzë të mitur, informon policia.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i mituri është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht dhe ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare e mitur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton polica./FolDrejt/