Një 50-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij.
Policia informon se më pas ai i ka vënë zjarrin banesës së tyre, transmeton Fol Drejt.
I dyshuari akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin I. K., 50 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Shtetasi I. K. ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij dhe më pas i ka vënë zjarrin banesës së tyre. /FolDrejt/