Një zyrtar i KEDS-it është sulmuar fizikisht derisa ka qenë në detyrë në Glloboqicë të Kaçanikut.
Sipas policisë, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.
Policia tha se rasti vazhdon të jetë nën hetime.
Raporti i plotë:
Glloboqicë, Kaçanik / 13.12.2023 – 15:20. Viktima mashkull kosovar, zyrtar i KEDS-it derisa ka qenë në detyrë është sulmuar fizikisht nga i dyshuari kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti në hetime.