Dy persona janë arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” të Prishtinës.
Rasti u raportua gjatë të mërkurës, rreth orës 07:55, përcjell Fol Drejt.
“Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit e kanë sulmuar zyrtarin policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar rasti procedohet në procedurë të rregullt”, njofton policia në raportin 24 orësh./FolDrejt/