Rreth orës 15:50 të ditës së djeshme Policia e Kosovës ka raportuar për një rast në Podujevë.
Bëhet fjalë për një sulm fizik në të cilin është përdorur edhe armë e ftohtë, thikë, transmeton Fol Drejt.
“Podujevë 22.02.2022-15:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur) pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht me thikë viktimën mashkull kosovar (i mitur). Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, shprehet policia në rapotin 24 orësh./FolDrejt/