Një person në Prishtinë është arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se ka sulmuar seksualisht një feme, njofton policia.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Pejës” në kryeqytet.
Këto janë detajet e raportit:
“Rr. Lidhja e Pejës, Prishtinë 31.05.2022 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.”/FolDrejt/