Një femër me shtetësi kosovare është arrestuar nga policia nën dyshimin për dhunë ndaj anëtarëve të familjes.
Rasti ka ndodhur në Suharekë, rreth orës 12:00 të ditës së djeshme, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton raporti 24 orësh, e dyshuara sulmonte kohë pas kohe anëtarët e familjes.
Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje./FolDrejt/