Tre të dyshuar janë arrestuar në Serbicë të Ulët të Prizrenit, pasi dje dyshohet se i kanë sulmuar fizikisht dy persona.
Në raportin e policisë thuhet se viktimave u është ofruar tretman mjekësor.
Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.