Dy persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë sulmuar dy persona tjerë në kryeqytet.
Rasti ka ndodhur dje, rreth orës 14:20, në rrugën Mark Isaku, trasmeton Fol Drejt.
Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh, dy të lënduarit, një mashkull dhe një femër kosovare, kanë pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./FolDrejt/