Dy persona janë arrestuar në Pejë, nën dyshimet se gjatë një përleshje, kanë sulmuar fizikisht viktimën duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Rasti ka ndodhur me datën 8 dhjetor, ndërkaq identifikimi dhe arrestimi i autorëve të veprës është bërë dje (9 dhjetor 2022) në Pejë, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh, raportohet se pas sulmit, viktima ёshtё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё, pёr tretman mjekёsor, ndёrsa tё dyshuarit janё larguar nga vendi i ngjarjes.
Pas një pune intensive të hetuesve tё Stacionit Policor nё Pejё, me datё 09.12.2022, ёshtё identifikuar vendndodhja e personave tё dyshuar, dhe tё njëjtit janё arrestuar.
Pas intervistimit, tё dyshuarit me urdhër të Prokurorit të shtetit janё dërguar në mbajtje pёr 48-orё./FolDrejt/