Numri i të vdekurve nga sulmi i një ndërtese banimi në qytetin Chasiv Yar në Ukrainën lindore të shtunën është rritur në 38, duke përfshirë një fëmijë, sipas Shërbimeve të Urgjencës të Ukrainës.
Nëntë persona u shpëtuan nga rrënojat dhe “më shumë se 320 tonë elementë të shkatërruar të ndërtesës u pastruan dhe çmontuan”, sipas një deklarate të mëparshme në Facebook nga Shërbimi Shtetëror i Ukrainës për Situatat Emergjente në rajonin e Donetsk, transmeton rtv21.tv.
Ekipet e emergjencës vazhdojnë të punojnë në vendngjarje./21Media