Një person është arrestuar nga policia nën dyshimet për sulm fizik me mjete të forta dhe thikë ndaj një personi.
Rasti ka ndodhur në Obiliq, mbrëmë, rreth orës 19:52, transmeton Fol Drejt.
Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh, krahas të arrestuarit, edhe dy persona tjerë që kanë marrë pjesë në sulm po kërkohen nga policia, meqë të njëjtit kanë ikur nga vendi i ngjarjes.
Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore, për çka ka pranuar tretman mjekësor, e më pas është liruar.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./FolDrejt/