Ousman Dembele nuk do të vazhdojë më karrierën e tij në “Camp Nou” pasi sulmuesi do të largohet nga Barcelona si lojtarë i lirë, ndërsa në drejtim të tij nuk kanë munguar edhe ofertat nga klubet e tjera.
PSG, Bayern Munich janë vetëm dy nga skuadrat që kërkojnë me ngulm edhe shërbimet e francezit, por siç duket nuk do ta kenë aspak të lehtë të sigurojnë Dembele, pasi edhe skuadra e Liverpool është në garë për të.
Sipas “Fichajes” “The Reds” po përgatitin një ofertë të “çmendur” për francezin, ku do t’i ofrojnë një kontratë 4-vjeçare./FolDrejt/