E ardhmja e Rey Manaj do të jetë në Angli, pasi sulmuesi i kombëtares shqiptare do të transferohet në një nga klubet angleze, ku Barcelona ka arritur marrëveshje.
Bëhet fjalë për Watford, dhe sipas asaj që raportohet nga mediat e huaja, Manaj do të zbarkojë ditën e nesërme në Londër për të kryer edhe vizitat mjekësore te skuadra e tij e re.
Menjëherë pas vizitave mjekësore, sulmuesi i Barçës do të nënshkruajë edhe kontratën me Watford, skuadër që do të limitojë në Championship, pasi nuk mundi të mbijetonte këtë sezon në Premier League./abcnews/