E ardhmja e Vedat Muriqit pritet të jetë në Belgikë, pasi Mallorca dhe Lazio nuk gjetën gjuhën e përbashkët për transferimin e sulmuesit te skuadra spanjolle, ekip ku luajti në huazim gjysmën e dytë të sezonit që u mbyll.
Sipas gazetarit italian, Di Marzio raportohet se sulmuesi i Lazios është afër kalimit në kampionatin belg.
Skuadra e Club Brugge është skuadra e cila ka interes për sulmuesin e përfaqueses së Kosovës, teksa mediat në Kosovë raportojnë se lojtari ka arritur marrëveshjen dhe ky transferim do të mbyllet për 10.5 milionë euro, me Muriqin që do të përfitonte 2 milionë euro në vit./f.a/abcnews.al/