Bayern Munich e bën zyrtare transferimin e Sadio Mane.
“FC Bayern ka nënshkruar me Sadio Mane nga Liverpool. Sulmuesi 30-vjeçar ka rënë dakord për një kontratë me kampionët e rekordeve gjermane deri më 30 qershor 2025”, thuhet në komunikatën e kampionit të Bundesligës, transmeton Fol Drejt.
“Jam shumë i lumtur që më në fund jam te FC Bayern në Mynih. Ne folëm shumë dhe ndjeva interesim të madh nga ky klub i madh që në fillim, kështu që për mua nuk kishte asnjë dyshim”, shtoi Sadio Mane.
“Është koha e duhur për këtë sfidë. Unë dua të arrij shumë me këtë klub, edhe në Evropë. Gjatë kohës sime në Salzburg kam parë shumë ndeshje të Bayernit – më pëlqen shumë ky klub!”, ka thënë senegalezi. /FolDrejt/