Sipas El Nacional, sulmuesi i RB Leipzig, Dani Olmo, i është ofruar Real Madridit verën e ardhshme.
Kontrata e Olmos me Leipzig skadon në vitin 2024 dhe klubi i Bundesligës po kërkon të arkëtojë atë për aq sa mundet, transmeton Fol Drejt.
Olmo thuhet se ishte afër ribashkimit me rivalët e Real Madridit, Barcelonën, dimrin e kaluar, megjithatë, Los Blancos tani janë favoritë për të dhe po mendojnë për lëvizjen pasi do ta merrnin spanjollin për një tarifë relativisht të ulët./FolDrejt/