Jovic ka reaguar duke kërkuar falje pas largimit nga karantina nga Madridi
Si Luka Jovic, ashtu e gjithë skuadra e Real Madridit dhe gjithë klubeve tjera janë në karantinë që nga dita kur koronavirus u përhap nëpër shtete të ndryshme.
Për Luka Jovicin tani mund të thuhet ishte në karantinë, pasi sulmuesi i Realit është larguar nga Madridi, ka udhëtuar në vendlindje, në Serbi, u raportua se një veprim të tillë e ka marrë për ditëlindje të së dashurës, Sofija Milo.
Pas kritikave të shumta që ka marrë 22-vjecari, sidomos nga krerët e Serbisë, ka reaguar edhe lojtari, duke kërkuar falje.
“Duke parë situatën nëpër botën dhe në vendin tonë që është shumë e vështirë, nuk mbahet mend për një kohë të gjatë, dua të shprehem”, shkroi Jovic.
“Së pari, më vjen shumë keq që jam tema kryesore këto ditë, dhe më vjen keq që është shkruar vazhdimisht për mua dhe jo për protagonistët kryesorë në luftën kundër kësaj krize, të cilët janë mjekët dhe të gjithë ata që punojnë për shëndetin e të gjithëve”, vazhdon ai.
“Në Madrid testi im për Covic-19 doli negativ. Kjo është arsyeja pse unë vendosa të udhëtoj në Serbi, të ndihmoj dhe mbështes popullin tonë dhe të jem afër familjes sime, me lejen e klubit tim”.
“Kur arrita në Serbi, sërish më bën testin dhe doli negativ. Më vjen keq që disa njerëz nuk e kanë bërë punën e tyre profesionalisht dhe nuk më kanë dhënë udhëzime specifike se si duhet të sillem gjatë izolimit tim”.
“Në Spanjë lejohet të shkoj të blej gjëra ushqimore ose të blej produkte në farmaci, gjë që nuk ndodh këtu. Unë u kërkoj falje të gjithëve nëse në ndonjë mënyrë kam lënduar ose vendosur jetën e dikujt në rrezik. Shpresoj që së bashku mund të kapërcejmë këtë”, shkroi mes tjerash lojtari.