Atalanta është afër arritjes së marrëveshjes për të nënshkruar me sulmuesin e West Ham , Gianluca Scamacca, shkruan Sky Sports, transmeton Fol Drejt.
Marrëveshja vlen 30 milionë euro – 25 milionë euro përpara dhe 5 milionë euro shtesë.
Sky në Itali raporton se Scamacca do të fluturojë drejt Italisë të shtunën për teste mjekësore dhe për të zyrtarizuar kushtet personale.
Nëse ai bashkohet, Inter Milan mund ta kthejë vëmendjen te sulmuesi i Arsenalit, Folarin Balogun.