Turqia u eliminua mbrëmjen e djeshme nga Portugalia në fazën gjysmë-finale të kualifikueseve për Botërorin “Katar 2022”, me shifrat 3-1. Gjithashtu, Burak Jilmaz humbi mundësinë e artë në minutën e 85’ për ta barazuar rezultatin, pasi humbi një 11-metersh.
Sulmuesi dhe kapiteni veteran shpërtheu në lot pas kësaj humbje dhe menjëherë pas përfundimit të takimit, ai mori vendimin për t’u tërhequr nga kombëtarja turke.
“Unë nuk e di se si nuk shënova. Jam në shok. Ne e zhgënjyem shtetin tonë. Më vjen keq, me vjen shumë keq. Ky ishte shansi im i fundit për të luajtur në një Botëror. Nga sot, çdo gjë mbaroi”, u shpreh Jilmaz pas përfundimit të takimit./FolDrejt/