Sulmuesi vetëvrasës, i cili vrau 101 njerëz në një xhami në veriperëndim të Pakistanit, ishte i maskuar me uniformë policie.
Sipas të dhënave të deritanishme për këtë arsye sulmuesi nuk ngjalli dyshimin e forcave të sigurisë, të cilët nuk e kontrolluan atë, tha sot shefi i policisë së Peshawarit, Moazam Jah Ansari, përcjell Fol Drejt.
“Po, e pranoj se ishte një shkelje e sigurisë dhe marr përgjegjësinë për të”, tha Ansari./FolDrejt/