Chelsea ka nisur fazën përgatitore, me Thomas Tuchel që nuk ka grumbulluar sulmuesin shqiptar, Armando Brojën, duke e lënë jashtë lojtarëve të preferuar për sezonin e ri.
Në fakt për yllin e kombëtares shqiptare nuk mungojnë ofertat, pasi sezoni i fundit me Southampton nxori në pah gjithë aftësitë e 20-vjeçarisht, paraqitje që ranë në syrin e shumë skuadrave të tjera që kanë shfaqur interes për shërbimet e tij.
Sipas “Daily Mail” raportohet se Chelsea do të nis bisedimet me Brojën për të vendosur për të ardhmen e tij.
Sulmuesi shqiptar kërkohet nga Everton, West Ham dhe Newcastle në Premier League, ndërsa në Serie A është Napoli dhe Bologna që kanë shfaqur interes për shërbimet e lojtarit kuqezi. /f.a/abcnews.al