Kushdo që hyn ilegalisht në Britaninë e Madhe do të pengohet të qëndrojë, tha sot kryeministri britanik Rishi Sunak.
Në një intervistë të publikuar në Mail të dielën, Sunak tha se pret që një ligj i ri të miratohet javën e ardhshme për të rregulluar këtë çështje, raporton Reuters.
Nën presionin e ligjvënësve për të gjetur një zgjidhje për emigrantët që vijnë ilegalisht në Britaninë e Madhe me varka të vogla përmes kanalit Lamasha, Sunak e përfshiu këtë çështje në pesë prioritetet kryesore, transmeton Fol Drejt.