Kryeministri britanik Rishi Sunak tha se aleatët perëndimorë të Ukrainës janë të gatshëm ta mbështesin atë në luftën me Rusinë për vite me radhë.
Në një konferencë të mbrojtjes në Londër, Sunak tha se “strategjia ruse e pritjes që njerëzit (në Perëndim) të lodhen, të mërziten… nuk do të funksionojë”, raporton Financial Times.
“Tani po flasim me aleatët se cilat marrëveshje afatgjata shumëpalëshe dhe dypalëshe të sigurisë mund të lidhim me Ukrainën”, shtoi Sunak, raporton Guardian, transmeton Fol Drejt.